FK Apolonia U15 arriti një fitore të merituar në përballjen ndaj KF Skënderbeu, e cila u zhvillua në Akademinë “FK Apolonia” dhe përfundoi me rezultatin 2-1.
Pavarësisht se miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Elion Lalotit në minutën e 34-të, djemtë tanë reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Jurgen Totaj barazoi shifrat në minutën e 55-të, ndërsa Françesko Vokopola kompletoi përmbysjen në minutën e 68-të, duke i dhënë Apolonisë një fitore shumë të rëndësishme.
Një paraqitje e fortë dhe një rezultat pozitiv që tregon përkushtimin dhe karakterin e skuadrës.