NDESHJA E RADHËS

Akademia, Ndeshjet e javes

U15 FK Apolonia fiton 6-1 ndaj FC Pepës

U15 FK Apolonia fiton 6-1 ndaj FC Pepës

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

FK Apolonia U15 arriti një fitore të thellë 6-1 ndaj FC Pepes, në një ndeshje ku skuadra fierake dominoi lojën.

Apolonia kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me golin e shënuar nga Samuel Loshi. Alteo Muçaj shënoi në minutën e 16-të dhe më pas në minutën e 43-të. Guri Saliaj shtoi golin e katërt në minutën e 27-të, duke mbyllur një pjesë të parë shumë të mirë për ekipin.

Në pjesën e dytë, FC Pepa arriti të shënojë golin e vetëm me anë të një penalltie të realizuar nga Jakup Jani Limoni në minutën e 59-të.

Apolonia reagoi menjëherë duke vulosur fitoren me dy gola të tjerë nga Alban Gega në minutat 63 dhe 64.

Një tjetër paraqitje shumë pozitive për ekipin U15 të Apolonisë, që vijon të tregojë formë të mirë dhe rezultate bindëse.

Lajme e fundit

×