Një shfaqje e shkëlqyer futbolli nga lojtaret e U14 Femra të FK Apolonia, pas një fitoreje ndaj FC Fieri, duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 12-0.
Mile dhe Shosha u shquan me performancat e tyre të shkëlqyera, duke shënuar respektivisht 4 dhe 3 gola. Po ashtu, Muçaj dhe Hyska ndikuan në rezultat me nga 2 gola secila, ndërsa Ardita kontribuoi me një gol.
Ekipi i Apolonisë krijoi një atmosferë gare dhe u paraqit mjaft sfiduese në fushën e lojës.