FK Apolonia arriti një fitore të bukur në shtëpi 3-2 kundër KF Tiranës.
Tirana shënoi 2 golat e parë të ndeshjes nga Donald Dollaku në minutën e 2-të dhe Jurgen Sina në minutën e 17-të, por Apolonia përmbysi rezultatin me 2 gola të shënuar nga Redi Kaçanolli në minutat 48′ dhe 56′, duke treguar aftësinë e tij si sulmues, Albashir Musa bëri një kontribut të rëndësishëm me golin e tij në minutën 62′, duke siguruar fitoren e ekipit.
Lojtarët treguan forcë dhe përqendrim në fushën e lojës, duke realizuar një përformancë të shkëlqyer.
Kujtojmë që U21 FK Tirana ndodhej në krye të tabelës deri dje, ndërsa pas ndeshjes zbritën në vendin e dytë.
Kujtojmë që U21 FK Tirana ndodhej në krye të tabelës deri dje, ndërsa pas ndeshjes zbritën në vendin e dytë.
Kështu skuadra jonë mori 3 pikët dhe është në vendin e shtatë në klasifikim.












