Në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” U19, FK Apolonia dhe KF Vllaznia u përballën në Fier.
Loja u zhvillua me intensitet të lartë, duke përcjellë emocione tek tifozët dhe shpirt gare për skuadrën e Apolonisë sidomos.
Apolonia mori avantazhin në minutën e 12-të, kur lojtari Abubakar Abdulkadir Nasir, gjeti rrjetën kundërshtare me një goditje të fortë e gol.
Përpjekjet e shkodranëve u shpërblyen në minutën e 61-të, kur Egert Selmani shënoi një gol duke barazuar lojën për Vllazninë.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.
Apolonia e dominoi plotësisht lojën dhe humbi shumë raste të bukura për gol.