U zhvillua ndeshja midis skuadrës së Laçit dhe Apolonisë në Laç. Pjesa e parë u dominua nga Apolonia, me raste flagrante për të shënuar, por pa sukses. Hoxha shënoi 2 prej golave.
Trajneri i skuadrës së Apolonisë, Gersi Arbri, shprehet:” Kemi marrë gola flagrantë dhe nuk duhet të ishte ky rezultati real.
Vinim dhe me mungesa të rëndësishme në të treja rolet të Lalës, Fetaut dhe Zhulit. Duhet ta shënonim. Ne po bëjmë një punë shumë të madhe me skuadrën, por nuk arritëm dot të fitonim”.
Kujtojmë se skuadra U-17 është drejt konsolidimit, por ka pasur disa vështirësi të cilat i ka kapërcyer dhe po punohet fort për të përmiresuar ndjeshëm performancën e saj.












