Ndeshja midis Apolonisë dhe Akademisë së futbollit përfundoi 2-0 në favor të Apolonisë në Fier.
Skuadra U14 meshkuj është e drejtuar nga trajneri i talentuar Arben Paja dhe trajneri i portierëve Elton Azizaj.
Skuadra performoi mjaft mirë, e karakterizuar nga një shpirt i fortë gare. Golat u shënuan nga Alvi Mamutaj dhe Samuel Kadhe.
Ekipi U-14 njeh veç fitore nga java në javë dhe është në krye të klasifikimit dhe një ndër ekipet që na bëjnë krenarë.