NDESHJA E RADHËS

Femra, Lajme

 V.Troka dhe A.Tukaj pjesë e klubit turk TRABZONSPOR A.Ş.

 V.Troka dhe A.Tukaj pjesë e klubit turk TRABZONSPOR A.Ş.

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

FK Apolonia Femra njofton se një prej yjeve të Klubit dhe golashënuesja më e mirë e 2023 në vend nënshkruan me klubiturk TRABZONSPOR A.Ş si lojtare e lirë.
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e Trokës, e cila ka qenë një figurë kyçe për Apoloninë dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë talentin e saj në një nga kampionatet më konkurruese të futbollit femëror në Evropë.
Valentina Troka është rritur në Klubin Apolonia. Ajo ju bashkua Klubit të Futbollit F.K. Apolonia në moshën 16 vjeçe. Ajo ka qenë titullare e Ekipit për shumë vite.
Futbolliste fortë, e gjatë dhe me aftësi të shkëlqyera për të shënuar, Valentina është ndër sulmueset më të mira që ka Shqipëria.
Lojtarja në kontratë, Armera Tukaj, një tjetër lojtare e talentuar e FK Apolonia Femra, është huazuar nga Klubi fierak tek Klubit turk Trabzonspor A.Ş.
Tukaj, e njohur për aftësitë teknike, taktike, forcën dhe inteligjencën e saj në mbojtje u huazua në klubin turk për të zhvilluar karrierën e lojtares dhe për ta përballur atë në nivel edhe më të lartë futbolli.
Huazimi i Tukajt në këtë klub prestigjioz tregon besimin që Apolonia ka në potencialin e saj për t’u shndërruar në një yll të ardhshëm të futbollit.
Klubi FK Apolonia është tepër i anagazhuar në mbështetjen dhe promovimin dhe transferimin e talenteve të veta në klube më të pasura dhe në një rrugë karriere më të lartë për lojtarët.
Transferimi i Trokës pas përfundimit të kontratës dhe huazimi i Tukajt te Trabzonspor A.Ş. janë dëshmi e punës serioze e të mencur të Klubit F.K Apolonia me skuadrën e femrave dhe vizionin e tij.
Futbolli i femrave ka shumë vite që zhvillohet në këtë klub, kur në Shqipëri ishin të pakët fare Klubet që kishin ndonjë femër futbolliste.
Tashmë futbolli i femrave është bërë edhe më i mbështetur, marketuar, financuar dhe në vëmendjen e organeve më të larta të futbollit në botë.
Jemi krenarë për rrugëtimin në ngjitje të talenteve tona dhe mezi presim rezultatet e tyre si dhe të lojtareve të tjera femra.

Lajme e fundit

×