Në spektalin “ Më të mirët 2023” organizuar nga FSHF dhe që u zhvillua në TOB, lojtarja e talentuar e FK Apolonia Femra, sulmuesja Valentina Troka, u shpall fituese e “Kepucës së Artë” për femrat për vitin 2023.
Me aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të shënuar gola, Troka ka shkëlqyer në çdo fazë të sezonit.
Ajo foli në skenë pas marrjes së çmimit duke falenderuar Klubin FK Apolonia, si dhe shoqet e saj të ekipit që e kanë mbështetur.
Çmimi “Këpuca e Artë” tregon jo vetëm për talentin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Valentinës në fushën e lojës, por edhe për përkushtimin dhe punën e palodhur te saj, të stafit teknik dhe mbështetjen e madhe të Presidentit Kokëdhima.
Valentina Troka, është bërë një nga lojtaret kyçe të Apolonisë me plot 66 gola për sezonin 2023.
Me fitimin e “Këpucës së Artë,” ajo shkëlqen në skenën e futbollit dhe shpreson të sjellë ende më shumë suksese dhe kënaqësi për tifozët e Apolonisë në të ardhmen.