Futbollisti i Apolonisë Redon Mihana deklaroi pas fitores së finales së Kategorisë së Parë se dëshiron të qëndrojë te skuadra fierake, pasi sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë Superiore.
I pyetur nga “RTSH Sport” pas ndeshjes së sotme në “Elbasan Arena”, 21-vjeçari shtoi se nëse do të ketë një ofertë shumë të mirë, fatin e tij do ta vendosë presidenti i klubit Koço Kokëdhima.
“Finalja – Më i lumtur jam që fitova trofeun, se po të kisha shënuar dhe të humbisnim s’do kishte vlerë goli im.
Sezoni Jam shumë i kënaqur, është sezoni im më i mirë te Apolonia.Fituam në grup dhe Kategorinë e Parë. Shënova 9 gola, jam shumë i lumtur për këtë arritje.
E ardhmja – S’kam asgjë konkrete. E shoh të ardhmen te Apolonia. Për largimin duhet pyetur presidenti. Dëshira ime është të qëndroj te Apolonia.












