Rexhina është mbrojtëse e djathtë e ekipit të parë të femrave të Apolonisë. Ajo është nga Fieri dhe ka gjatësi 1.73 m.
Rexhina e filloi futbolllin e nxitur nga një shoqe e saj për të mbajtur trupin dhe shëndetin e saj në formë dhe për të kaluar kohën e lirë. Ajo mendonte siç dëgjojmë rëndom se futbolli është për djem.
Por çdo ditë e më shumë asaj i pëlqeu të luante futboll dhe ta shikonte këtë si rrugë karriere e jete, duke pasur edhe familjen e saj në krah.
Rexhina ka 8 vjet pranë Akademisë së F.K. Apolonia dhe tashmë është lojtare profesioniste e ekipit të parë të femrave të Apolonisë. Luan si mbrojtëse e djathtë dhe kontriubon në suksesin e skuadrës së saj.
Rexhina u bë pjesë e ekipeve kombëtare të U17-tës për 2 vjet (2021-2023) si dhe pjesë e ekipit kombëtar të U19-tës.
Në sezonin e shkuar të 2022-2023-it, ajo ka qënë e grumbulluar nga skuadra e parë kombëtare e Shqipërisë.
Pikat e saj të forta janë karakteri i saj tepër luftarak dhe fitimi i dyluftimeve.
Presidenti Kokëdhima dhe Klubi i tij F.K. Apolonia e kanë mbështetur karrieren e saj si futbolliste dhe e kanë vlerësuar si aset të Klubit.
Kur e pyetëm Rexhinën se çfarë ambiciesh ka ajo na tregoi se do donte të bëhet kapitene e Ekipit profesionist të femrave të F.K. Apolonisë.
Rexhina është tepër e angazhuar në stërvitje të përditshme dhe ëndërron e do të luftojë fort që Apolonia të bëhet këtë sezon Kampion.












