NDESHJA E RADHËS

Lajme

Sedat Pajaziti, kryetrajner i ri i FK Apolonia

Sedat Pajaziti, kryetrajner i ri i FK Apolonia

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Sedat Pajaziti aktualisht mban postin e Drejtorit Teknik të Klubit, por Klubi i Blertë vendosi ta kalojë Kryetrajner duke konsideruar karrierën e tij si futbollist dhe si specialist i nivelit të lartë të futbollit me karrierë të pasur në Kosovë e më gjerë.
I lindur në Tërnovci të Madh, Serbi, Pajaziti është diplomuar në Universitetin e Edukimit Fizik dhe zotëron gjuhët angleze dhe serbe.
Ai ka shërbyer si trajner i ekipeve të njohura si Drita, Gjilani dhe Drenica në Kosovë, dhe ka trajnuar lojtarë të spikatur si; Samir Ramizi Gjelbrim Taipi Arbnor FejzullahuAlmedin Murati, Leutrim Pajaziti etj.
Pajaziti ka një karrierë të pasur si trajner, duke përfshirë pozitat e mëparshme si; Kryetrajner Ekipi i të rinjve KF Ternoci, Kryetrajner KF Ternoci (senior team), Ndihmës Trajneri KS Teuta, Kryetrajner KF Gjilani, Kryetrajner FC Drita, Kryetrajner FC KEK-u,  Kryetrajner KF Drenica, Kryetrajner KF Vllaznimi- Gjakovë.
Me licencat UEFA B dhe UEFA A, si dhe një përvojë të pasur në menaxhimin e ekipeve, Pajaziti pritet të sjellë freski dhe profesionalizem ne skuadrën fierake, duke e udhëhequr në sfidat e reja të kampionatit për këtë sezon dhe garën për Kupën e Shqipërisë.
Ai do të bashkëpunojë me zv.trajnerin Nurudeen Orelesi, ish lojtar i spikatur i Apolonisë dhe i skuadrave të Superiores së Shqipërisë, si dhe skuadrave në Europë.

Lajme e fundit

×