E premtja rezervon një ndeshje mjaft të rëndësishme për F.K. Apolonia, e cila në orën 15:00 do të luajë përballë ekipit K.F. Burreli në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Nurudën Adegbola Orelesi, nigeriani me shumë eksperiencë i repartit të mbrojtjes dhe kapiteni i skuadrës fierake, shprehet besimplotë se ekipi i Apolonisë do të arrijë fitore në ndeshjet në vijim.
“Kemi kontingjentin e duhur të lojtarëve për ta fituar ndeshjen përballë Burrelit dhe për t’u kthyer tek ecuria pozitive. Ende janë 15 pikë në lojë, që mund të na ngjisin shumë lart.
Ne po punojmë shume për ta rikthyer në Apoloninë në “Abissnet Superiore”.
Pesë finalet e mbetura vulosin gjithçka, prandaj Apolonia është e qetë, shumë e motivuar dhe në të njëjtën kohë e gatshme për të qenë ku e meriton”.-tha Orelesi.












