NDESHJA E RADHËS

Mediat

Nga pasionet te planet, rrëfehet “gardiani” i Apolonisë. “Bomber” nga porta, Harizaj: Ua mora dorën… golave

Nga pasionet te planet, rrëfehet “gardiani” i Apolonisë. “Bomber” nga porta, Harizaj: Ua mora dorën… golave

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Golat tek Apolonia po i bën portieri. Në dy ndeshje të luajtura gjatë 2024-ën, “shënjestër” ka pasur vetëm Romeo Harizaj. Ndëshkoi fillimisht Flamurtarin (në barazimin 1-1, në kampionat) dhe më pas Partizanin (në humbjen 3-1, për llogari të Kupës së Shqipërisë). Rastësi apo jo, por 25-vjeçari është kthyer në “bomber”.

Rrallë herë u ndodh portierëve që të marrin këtë rol, ndaj edhe fieraku po e shijon këtë moment. Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai na rrëfen se çfarë po ndodh me të. Nuk kishte si të mos komentonte rokadën në stol, mungesën e merkatos, të ardhmen dhe mbi të gjitha, pasionet dhe gjërat që e bezdisin në jetë…

Në të dytën ndeshje radhazi dhe sërish gol, çfarë po ndodh me Harizajn?

Viti i ri ka nisur mbarë për mua, më duket se ia morëm dorën golave (qesh). Përtej shakave, mendoj se ka ardhur momenti im. Ndihem më në formë se kurrë dhe më kryesorja po shijoj në maksimum çdo pjesë të lojës. Uroj të vazhdojë kështu.

Në kampionat shënuat nga penalltia, ndërsa në Kupë goli erdhi ndryshe. Ishte ky i fundit më i veçantë?

Golat shijohen në çdo mënyrë dhe në çdo minutë që mund të shënohen, por të tregohem i sinqertë, si goli i parë nuk ka. Ishte dhe do të jetë goli më i veçantë për mua.

Çfarë ka ndryshuar nga ardhja e Mërgjyshit tek Apolonia?

Profesor Mërgjyshi sapo e ka filluar punën e tij dhe për fatin e tij të mirë e ka pasur gjithë ekipin në dispozicion, si asnjëherë tjetër gjatë këtij sezoni. Mendoj dhe besoj se do të ndryshojë veçanërisht mentalitetin tonë, sepse e njeh shumë mirë futbollin shqiptar, por edhe këtë kategori, e cila sa vjen e bëhet më e vështirë për këdo.

Merkatoja po shkon drejt mbylljes dhe klubi nuk ka bërë afrime, mund ta përballoni kështu pjesën e mbetur të sezonit?

Kjo është një pjesë që i përket vetëm klubit. Megjithatë, unë mendoj se kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe besoj se të gjithë bashkë duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje, do ia dalim të arrijmë objektivin sezonal. Mjafton të mos kemi dëmtime, siç i kemi pasur dhe të cilat na kanë penalizuar ndjeshëm në pjesën e parë të sezonit. Rezultatet pozitive do të vijnë shumë shpejt.

Si e shihni të ardhmen Harizaj?

Mendja ime është vetëm tek Apolonia. Mendoj dhe synoj veç ta mbyllë me sukses këtë sezon dhe më pas të shoh e të mendoj gjerë e gjatë për të ardhmen.

A keni pasur oferta në këtë periudhë merkatoje?

Deri tani, nuk kam pasur diçka konkrete.

Çili është sulmuesi më i frikshëm që keni pasur përballë si kundërshtar?

Ka shumë sulmues të frikshëm me të cilët unë jam përballur, qoftë në Superiore, qoftë në Kategorinë e Parë dhe e kam pakëz të vështirë të vendos specifikisht për ndonjërin prej tyre.

Veç futbollit, cilat janë pasionet e Romeos?

Pasionet e mia janë udhëtimet dhe noti.

Çfarë ju shijon më shumë në gatim dhe cila është pjata që nuk e “honeps” dot?

Unë shijoj në maksimum çdo gatim nga dora e nënës sime dhe më pëlqejnë kryesisht gatimet tradicionale. Ndërsa të vetmet që nuk mundem t’i konsumoj, janë bamjet.

HILMI SALIU -“Nga pasionet te planet, rrëfehet “gardiani” i Apolonisë. “Bomber” nga porta, Harizaj: Ua mora dorën… golave”– PANORAMASPORT.AL, 26 Janar 2024

Lajme e fundit

×