NDESHJA E RADHËS

Femra, Lajme

Xhesika Ndoj, “Talentja e Vitit 2024”

Xhesika Ndoj, “Talentja e Vitit 2024”

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
17-vjeçarja Xhesika Ndoj, lojtare e FK Apolonia Femra, ka fituar çmimin prestigjioz “Talentja e Vitit 2024” nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke u vlerësuar si një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar.
E apasionuar pas futbollit që në moshën 7-8 vjeçare, Xhesika nisi rrugëtimin e saj me FK Apolonia në moshën 13 vjeçare, duke u stërvitur fillimisht me ekipet e moshave U-15, U-16 dhe U-17.
Sot, ajo është një pjesë e rëndësishme e Ekipit të Parë Femra të klubit fierak, ku spikat me talentin dhe përkushtimin e saj.
Karriera e saj ndërkombëtare është po aq mbresëlënëse. Xhesika ka përfaqësuar Shqipërinë në nivele të ndryshme, duke filluar nga Kombëtarja U-17 deri te U-19.
Së fundmi, ajo është bërë pjesë e ekipit Kombëtar A, ku ka marrë pjesë në disa turne zyrtarë të organizuar nga UEFA, duke u shndërruar në një model frymëzimi për vajzat e reja që ëndërrojnë të arrijnë majat në futboll.
Xhesika Ndoj është simbol i pasionit, punës së palodhur dhe përkushtimit ndaj sportit, duke dëshmuar se ëndrrat mund të bëhen realitet me vullnet dhe sakrifica.

Lajme e fundit

×