NDESHJA E RADHËS

Mikael Rakipaj nënshkruan kontratë me Apoloninë
Lajme

Mikael Rakipaj nënshkruan kontratë profesioniste me Apoloninë

Mikael Rakipaj nënshkruan kontratë profesioniste me Apoloninë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Nga sot Mikael Rakipaj është lojtar profesionist i F.K. Apolonia.

I rritur pranë Akademisë Fier, prej më shumë se 10 vitesh, Mikael ka luajtur me U-19 dhe ka qenë titullar në këtë skuadër.

Lojtar energjik, i fortë, i shpejtë, fitues në çdo dyluftim dhe me vizion të mirë për lojën, Mikael ka luajtur me U-19 si lojtar i spikatur dhe që i ka dhënë skuadrës kontribute të çmuara.

Politika e F.K. Apolonia dhe Presidentit K. Kokëdhima është të zhvillojë e të luajë me lojtarët e rinj, duke u dhënë mundësi atyre të rriten përmes stërvitjes, trajnimit dhe ndeshjeve e garave kombëtare.

Mikaeli u shpreh pas nënshkrimit të kontratës:

“ Ndihem shumë i lumtur që po realizoj një nga ëndrrat e mia të luaj me Apoloninë e madhe si profesionist, të jem pjesë e këtij klubi dhe të jap maksimumin tim”.

I pyetur për  vleresimin e tij për Rakipaj, z. Kokëdhima shprehet:

 “Është superatlet, me cilësi të jashtëzakonshme, me staturë mjaft të bukur, me teknikë shumë të lartë dhe mbi të gjitha është një luftëtar i paepur. Ai  sakrifikon për skuadrën si rrallëkush! Është thjesht një futbollist i mrekullueshëm”.

Lajme e fundit

×