NDESHJA E RADHËS

Spanjolli Miguel Gandia është kryetrajneri atletik dhe fizik i F.K. Apolonisë
Lajme

Spanjolli Miguel Gandia është kryetrajneri atletik dhe fizik i F.K. Apolonisë

Spanjolli Miguel Gandia është kryetrajneri atletik dhe fizik i F.K. Apolonisë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Trajneri Miguel Gandia Monton është diplomuar për edukimin fizik dhe menaxhimin e sportit.

Përveç edukimit dhe punës së palodhur për shumë vite si trajner atletik dhe fizik, ai ka Licencen PRO si trajner futbolli. Karriera e tij është shumë e pasur në klubet dhe stafet shumë të mira në Spanjë e më tej.
Ai punoi si skaut futbolli për F.C. Barcelona, përveç punës si trajneri fizik i C.F. Valencias gjate kohës së stafit të Rafael Benitez.
Ai është gjithashtu një ndër ish-anëtarët e stafit trajnues të Luis Milla, që trajnuan skuadra të tilla si Real Zaragoza, Cordoba C.F. dhe skuadrën kombëtare të futbollit të Indonezisë.
Disa nga lojtarët që kanë qenë trajnuar nga trajneri Miguel Gandia janë: Marco Asensio, Raul Albiol, Nolito, David Silva, Mauricio Isla, Ángel Rodriguez, Cedric Omoigui, Leandro Cabrera, Pablo Martí dhe shumë të tjerë.
Trajneri Miguel Gandia do të jetë drejtues i përgatitjes fizike dhe atletike të F.K. Apolonia për sezonin e ardhshëm.

Lajme e fundit

×