NDESHJA E RADHËS

Anëtar

MARINGLEN KULE

ANËTAR – FK APOLONIA

Ka lindur në Ballsh në 12 Mars 1983.

EDUKIMI

Mariglen Kule është profesionist i futbollit dhe trajnimit.

KARRIERA

2022

Nga marsi i vitit 2022 Kule është Drejtori Teknik i Akademisë së F.K. Apolonia.

2005

Karriera e tij me Apoloninë filloi si futbollist në vitin 2005. Ai ka luajtur edhe në skuadra të tjera: Dinamo, Tirana, Skënderbeu dhe Bylis.

2014

Në vitin 2014 ai u bë trajner i grupmoshës U19.

2017

Në vitin 2017 Kule ka punuar si trajner i U19-es meshkuj, si zv/trajner e më pas trajnerit i skuadrës së I-rë meshkuj të Klubit.

2019

Në vitin 2019 emërohet trajner ekipit të I-rë femra të F.K. Apolonisë. Në të njëjtin vit u bë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare U19 femra, post që mbajti deri në vitin 2020.

Z. Kule ka punuar pa u lodhur në trajnimin e mësimin e skuadrave si dhe në trajnimet individuale të çdo futbollisti që ka patur në përgjegjësi. Ai është aset i rëndësishëm i Klubit F.K. Apolonia si trajnues e drejtues teknik i përgjegjshëm, besnik, i palodhur dhe mjaft këmbëngulës për të realizuar objektivat. Ai është i paisur me licencën UEFA “A” si dhe licencën si “Përgatitës atletik”.

×