Maksuti ishte një nga lojtarët më të dalluar në sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, ku zhvilloi 23 ndeshje dhe realizoi 12 gola, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sulmin bardhejeshil. Brenda katër sezoneve në Fier, ai u formua jo vetëm si futbollist, por edhe si figurë e respektuar në fushë dhe jashtë saj.
Në mesazhin e tij lamtumirës, Eraldi ndau fjalë prekëse për eksperiencën e tij në Fier, duke e përshkruar Apoloninë si një familje, një vend ku u rrit dhe mësoi çfarë do të thotë të përfaqësosh më shumë se veten.
FK Apolonia falënderon Erald Maksutin për kontributin e tij të çmuar, për pasionin me të cilin ka mbrojtur ngjyrat tona dhe për emocionet që ka dhuruar në çdo ndeshje.
Urojmë që kjo hapësirë e re në karrierën tënde të jetë e mbushur me suksese dhe arritje.