NDESHJA E RADHËS

Arkiva, Lajme

“Luftuam të gjithë bashkë”, Borova sheh “dritë në fund të tunelit”: Objektivi ynë është i arritshëm, Superiorja e egër

“Luftuam të gjithë bashkë”, Borova sheh “dritë në fund të tunelit”: Objektivi ynë është i arritshëm, Superiorja e egër

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Apolonia ia doli të mposhtë 2-1 Kastriotin, në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i fierakëve, Bledar Borova. Ai shprehet se ekipi meritoi fitoren, në një 90 minutësh të vështirë.

“Të gjithë bashkë luftuam për këtë tre pikësh sepse janë jetike. Me paraqitjen dhe me trajnerin e ri, ekipi do jetë konkurues deri në fund për të qëndruar në elitë.

Objektivi është i arritshëm sepse ekipet rivalet tona janë aty aty me ne. Ajo që është më e rëndësishmja është ndryshimi i modulit. E rëndësishme janë tre pikët dhe optimizmi. Ne duam t’i rrisim nëpërmjet lojtarëve me eksperiencë. Superliga është e egër. Levendi ka bërë mirë në këto dy ndeshje” – tha Borova.

Lajme e fundit

×