Lojtaret e skuadrës së parë të ekipit të femrave të Apolonisë, Armera Tukaj,Antigoni Hyskja, Valentina Troka, Klea Hamonikaj janë në formacionin e kombëtares shqipëtare në ndeshjen miqësore që zhvillohet sot në orën 16.00 midis Kombëtares së Femrave të Shqipërisë dhe Kombëtares së Femrave të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja zhvillohet në “Elbasan Arena”.
U aktivizuan në ndeshje Armera dhe Antigoni, në pjesën e fundit të ndeshjes kur rezultati ishte 1-1, trajneri futi Valentina Trokën. Goli i epërsisë për Shqipërinë vjen pikërisht nga sulmuesja e Apolonisë, Valentina Troka e cila e kalon Shqipërinë në avantazh në minutën e 90.
Valentina Troka realizon edhe golin e tretë për Shqipërinë dhe të dytin personal. Fortesa Berisha i dhuron një top mjaft të bukur Trokës brenda zonës, e cila nuk gabon dhe e çon në rrjetë, duke vulosur kështu shifrat 3-1.
F.K. Apolonia është ndër klubet e para që e zhvilloi futbollin e femrave dhe është nënkampion i Shqipërisë.
Ndërkohë bëhet një punë shumë e madhe për të plotësuar zinxhirin e moshave të femrave. Të gjitha skuadrat e femrave tek Apolonia janë në top të rezultateve në kampionatet përkatëse.
Forca Shqipëri!












