Kupa e Shqipërisë/ Sfida e parë vendimtare, Apolonia eliminon Besëlidhjen
Apolonia është ekip i radhës që siguron kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë. Fierakët barazuan 1-1 takimin shtëpiak ndaj Besëlidhjes, por kaluan më tej falë suksesit 1-3 në Lezhë.
Skuadra mike mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të shpejtë të Eduard Shehut, por Apolonia barazoi shifrat 12 minuta përpara fundit të takimit nëpërmjet nigerianit Ndubuisi Francis Eneh. Në fund festoi ekipi fierak, që në turin pasardhës do të përballet me fituesin e çiftit Labëria-Kukësi.
a i përket kampionatit në Kategorinë e Parë, Apoloninë e pret një përballje shumë e fortë në fundjavë përballë Dinamos kryesuese, sfidë që do të zhvillohet në fundjavë në “Loni Papuçiu”.
Kupa e Shqipërisë
Ndeshja e dytë, raundi i 1/16-ve
Apolonia-Besëlidhja 1-1 (3-1)
(Eneh 78′ / Shehu 9′)