NDESHJA E RADHËS

Mediat, U19

Kualifikimi historik, Apolonia U19 në turin e dytë të Champions për të rinj

Kualifikimi historik, Apolonia U19 në turin e dytë të Champions për të rinj

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Pas vajzave të Vllaznisë, është skuadra e të rinjve të Apolonisë ajo që mban lart emrin e Shqipërisë në arenën Ndërkombëtare. Ekipi i19-vjeçarëve të drejtuar nga trajneri Bledar Borova fitoi 3-1 përballë bashkëmoshatarëve të Astanës.

Kjo është një arritje historike, me Apoloninë që për herë të parë kualifikohet në turin e dytë të UEFA Youth League, ekuivalenti i Champions-it për të rinj.

Maksuti me dy gola, në minutat 14 dhe 60-të, hipotekoi suksesin e skuadrës së talentuar nga Fieri, teksa Kurti në të 72-ën realizoi edhe rrjetën e tretë.

Vetëm vlerë për statistikë kishte goli i Zhubamekov për rivalët nga Kazakistani, që u eliminohen, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Tani kundërshtari i radhës për Apoloninë në turin e dytë të UEFA Youth League do të jetë Hajduk Split, kampione e Kroacisë për 19-vjeçarë.Sfida e parë do të luhet më 26 tetor në Fier, ndërsa takimi i kthimit më 2 nëntor në Split.

Lajme e fundit

×