Kombëtarja e ekipit të femrave nis nga e hëna, datë 18 Shtator përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në Shtator, ndaj Hungarisë, më 22 Shtator në “Loro Boriçi” dhe ndaj Irlandës së Veriut në transfertë më 26 Shtator 2023.
Trajneri i femrave kuqezi, Armir Grima ka zyrtarizuar listën me emrat e 21 futbollisteve që janë ftuar për këto dy sfida të rëndësishme, ndër to edhe tre lojtaret tona: portierja Antigoni Hyska, mbrojtësja Armera Tukaj dhe sulmuesja Valentina Troka që ka fituar këpucën e artë për sezonin 2022-2023.
Përfaqësuesja e femrave kuqezi u grumbullua sot në Shkodër dhe më 22 Shtator do të luajë ndeshjen e parë ndaj Hungarisë në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 17:00.
Në datën 24 Shtator 2023, skuadra e femrave kuqezi do të niset drejt Belfastit, Irlandë, ku do ndeshet me ekipin e femrave te Irlandës së Veriut, më 26 shtator 2023 në orën 19:00 me orën lokale ose orën 18:00 me orën e Shqipërisë.
Shqipëria gjendet në Ligën B, pjesë e grupit B1, së bashku me Irlandën e Veriut, Irlandën dhe Hungarinë. Liga e Kombeve është një risi e UEFA-s që do të aplikohet për kualifikueset e Kampionatit Europian dhe Botëror te futbollit për femra.
Forca yjet e Apolonisë dhe fitore skuadrës sonë kombëtare.