NDESHJA E RADHËS

Lajme

Marko Jovanoviç, trajneri i ri i FK Apolonia

Marko Jovanoviç, trajneri i ri i FK Apolonia

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Marko Jovanoviç, trajneri serb, i njohur për eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, ka firmosur me klubin FK Apolonia dhe do të marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Jovanoviç është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, pasi ka qenë ndihmës i Skënder Gegës te Partizani gjatë sezonit 2018, si dhe pjesë e stafit teknik te Luftëtari dhe Kukësi, ku ka ushtruar edhe rolin e videoanalistit. Pavarësisht një qëndrimi relativisht të shkurtër te Partizani, ai u vlerësua për profesionalizmin dhe qasjen moderne ndaj lojës.

Së fundmi, Jovanoviç ka drejtuar skuadrën serbe Dinamo Jug, të cilën e ka ngjitur me sukses në Kategorinë e Parë në Serbi, duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e tij në ndërtimin e ekipeve konkurruese.

Rikthimi i tij në Shqipëri vjen me një mision të qartë: të rikthejë Apoloninë aty ku i takon, në elitën e futbollit shqiptar.

Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Jovanoviç dhe shumë suksese në këtë aventurë të re!

Lajme e fundit

×