NDESHJA E RADHËS

Javier Moros Barrera
Lajme

Javier Barrera, trajneri i ri i U-19

Javier Barrera, trajneri i ri i U-19

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Spanjolli Javier Moros Barrera ka licencën WEFA PRO dhe edukim shumë të konsiliduar universitar e pasuniversitar. Flet disa gjuhë të huaja: anglisht, kinezisht dhe frëngjisht, spanjisht (gjuhë amëtare).

Ka punuar në disa shtete si trajner moshash, në Spanjë, Francë, Kinë ku ka punuar 4 vjet, ndër të cilat 2 vjet për një projekt të Real Madridit dhe së fundmi në Kenia.

Në Kenia ai ka bërë Drejtorin Teknik të Akademisë në një klub kenian dhe Asistent trajnerin e skuadrës kombëtare të femrave U-20 të Kenias.

Javier Barrera është mjaft i apasionuar për futbollin, punëtor i palodhur, sfidant nga natyra dhe në kërkim të sfidës së radhës, i përkushtuar dhe me energji të pashtershme. Ai ka punuar dhe punon vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja për skuadrat që ka drejtuar. E kërkoi vetë të vinte te F.K. Apolonia dhe për të qenë Kryetrajner i U-19. E kishte studiuar skuadrën tonë dhe këmbënguli ta drejtonte atë për sezonin që vjen. “Wellcome on board” Javier!

 

Lajme e fundit

×