Kampionati i 14-të kombetar i futbollit të femrave uli siparin e tij pasditen e së hënës. Për ta mbyllur sezonin, ka mbetur për t’u luajtur edhe një ndeshje tjetër.
Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe që do të diskutohet në mes Vllaznisë dhe Apolonisë, dy skuadrave “që kanë hesape” për të larë me njera- tjetrën, si për problemet e krijuara në ndeshjen e para dy javëve për kampionat në Fier, apo dhe për atë se çfarë ndodhi në garën për golashënuesen më të mirë të kampionatit.
Sfida Vllaznia- Apolonia do të luhet ditën e martë në orën 16:00 në të njëjtin vend, pra në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.
Kuptohet që vajzat shkodrane do të synojnë të fitojnë edhe këtë trofe, që ashtu si titulli, do të ishte e 10-ta kupë rradhazi, ndërkohë që fieraket do ta synojnë sepse do të ishte trofeu i parë për ta./SHKODRA-SPORT.COM/












