Antigoni Hyska, portierja e ekipit të parë femra të FK Apolonisë, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj.
Pas një takimi të suksesshëm me drejtorin italian të kombëtareve, z. Pea Fulvio, Antigoni firmosi kontratën si trajnere e parë femër për portjere në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Antigonin dhe FK Apoloninë, por edhe për futbollin e femrave në Shqipëri.
FK Apolonia e ka mbështetur prej vitesh portieren Antigoni Hyska dhe është kujdesur pët zhvillimin e karrierës së saj jo vetëm si portiere, por edhe pët të marrë licencën e trajneres së portiereve.
Në mënyrë të veçantë Presidenti i Klubit FK Apolonia është kujdesur që Antigoni Hyska dhe çdo lojtare femër që punon dhe ka ambicie për të zhvilluar karrierën si futbolliste dhe trajnuese të eci përpara. Kujtojmë se asaj ju besua më parë trajnimi i portierëve të ekipit U14 Femra të Apolonisë.
Me licencën e suksesshme të trajnerit për portierë dhe me arritjet e saja në klubin e Apolonisë, si edhe nga besimi i presidentit të FK Apolonia, z.Kokëdhima për të qenë trajnere e ekipit të U14 Femra të FK Apolonia, ajo hedh një hap tjetër të suksesshëm në karrier.
Shembulli i Antigonës është frymëzues pët futbollistet femra për të zhvilluar me pretendime të larta karrierën si futbolliste dhe si trajnere.