NDESHJA E RADHËS

Mediat, U19

Historike për fierakët, Apolonia fiton ndaj kazakëve dhe kalon turin në Youth League, rivalizon kroatët

Historike për fierakët, Apolonia fiton ndaj kazakëve dhe kalon turin në Youth League, rivalizon kroatët

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Me fitoren e përgjithshme 4-2, Apolonia U-19 kalon në turin e radhës play-off, aty ku e pret skuadra e Hajduk Split.

Apolonia U-19 ka fituar 3-1 kundër moshatarëve të Astana në ndeshjen e kthimit play-off në Uefa Youth League. Dueli i zhvilluar pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier ka folur për skuadrën e trajnerit Bledar Borova, që në ndeshjen e parë në Kazakistan barazuan 1-1.

Sfida është hapur që në minutën e 14 nga 19 vjeçarët tanë, që kaluan në epërsi me Maksutin. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin minimal të Apolonisë, ndërsa në të 60 minutë ka qenë sërish kapiteni Maksuti që do shënonte dopietën personale dhe të dytin për Apoloninë. Dominimi i bardhjeshilëve është vënë re edhe në minutën e 72, kur Kurti do çonte shifrat në 3-0. Në të 77 minutë, goli i Zhumabekov do shkurtonte shifrat për miqtë, që në fund rezultoi sa për statistikë.

Me fitoren e përgjithshme 4-2, Apolonia U-19 kalon në turin e radhës play-off, aty ku e pret skuadra e Hajduk Split. Për të parën herë në histori një skuadër nga Shqipëria ia del të shkojë në këtë fazë të moshave, duke tentuar tanimë që të kalojë në grupe. Ndeshjet e radhës luhen në 26 tetor dhe e kthimit në 2 nëntor.

Lajme e fundit

×