Klea Hamonikaj, sulmuesja e shkëlqyer e FK Apolonisë prej vitesh, ka shënuar gol në portën e Kombëtares së Kroacisë duke dhënë kontribut të çmuar në fitoren e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e kombëtareve femra të UEFA Women’s Nations League.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë fantastike në stadiumin “Loro Boriçi” dhe përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të Shqipërisë.
Klea, me shpërthimin dhe goditjen e saktë, vulosi një nga golat më të bukur të ndeshjes.
Ky gol vjen si shpërblim i punës së palodhur të saj dhe e trajnerëve dhe teknikëve të FK Apolonia dhe konfirmon edhe njëherë vlerat e mëdha që ajo ka si sportiste.
Ky gol vjen si shpërblim i punës së palodhur të saj dhe e trajnerëve dhe teknikëve të FK Apolonia dhe konfirmon edhe njëherë vlerat e mëdha që ajo ka si sportiste.
Për Klean që e vogël topi i futbollit ka qenë lodra e saj e preferuar.
Urime Klea! Krenarë për ty dhe për çdo hap që hedh në arenën ndërkombëtare!