NDESHJA E RADHËS

Stefano Omeri mesfushori i Skuadrës së Parë FK Apolonia
Intervista

Futbolli kërkon punë, dietë e regjim

Futbolli kërkon punë, dietë e regjim

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Stefano Omeri, mesfushori fierak që punon pa u lodhur tek Skuadra e Parë e FK Apolonisë na tregon pasionin e tij të vetëm, futbollin.

Stefano, në ç’moshë e fillove futbollin dhe kush të ka mbështetur më shumë për këtë? 

Futbolli për mua ka nisur në moshën 5-vjeçare dhe për këtë më ka mbështetur gjyshi im.

 Kur u bëre lojtar profesionit dhe a ndryshoi gjë në jetën tënde kjo? 

Lojtar profesionist u bëra kur firmosa me klubin F.K. APOLONIA. Për mua ishte ndryshim i madh në jetën time të firmosja me një klub siç është Apolonia.

 Po ta ktheje kohën pas a do zgjidhje përsëri karrierën si futbollist? 

Futbolli ishte gjëja që ëndërroja më shumë që të bëja. Besoj se kam bëre zgjedhjen e duhur për jetën time dhe nuk do ta ndryshoja kete zgjedhje po të kthehesha pas.

F.K. Apolonia ka qenë “shtëpia jote e futbollit” prej shumë vitesh. Si ka ndryshuar klubi yt në vite? 

Për mua F. K. Apolonia ka qenë shtëpia e futbollit. Unë bëra gati 5 vjet si lojtar profesionist. Apolonia, vit pas viti, ka treguar progres dhe duhet të jetë një shembull për klubet e tjera në lidhje me mbështetjen që po u jep djemve të rinj të Akademisë së vet.

Cila ishte pjesa më e vështirë e rrugëtimit tuaj për t’u bërë  futbollist profesionist? 

Çdo vit ka patur vështirësitë e veta si në çdo lloj profesioni edhe në profesionin tim, por, fatmirësisht me vullnetin tim dhe mbështetjen e klubit, ia kam dalë t’u bëj ballë vështirësive.

Çfarë mendon se e dallon ekipin e Apolonisë nga ekipet e tjera? 

Apolonia 5-vjeçarin e fundit ka qenë një risi për futbollin shqiptar, sepse u ka dhënë mundësi të madhe të rinjve që vinin nga ekipet zinxhir të saj dhe ky është një shembull për çdo ekip shqiptar.

Cilat mendoni se jane  cilësite më te rëndësishme për një futbollist të suksesshëm? 

Çdo futbollist ka cilësi të ndryshme, por besoj se gjëja më e rëndësishme në futboll është vetëm puna për të përmirësuar cilësitë individuale dhe një regjim i forte.

Për cilën arritje në karrierën tuaj të futbollit jeni më krenar?  

Arritja më e madhe për mua deri tani është viti që u shpallëm kampionë të kategorisë së parë dhe që shkuam në elitën e futbollit shqiptar. Këtë mund ta cilësoj si një nga arritjet më të mëdha të miat.

Cila do të thoje se është dobësia jote më e madhe si lojtar?  

Si çdo lojtar ka të mirat dhe dobësitë e veta. Dobësia ime që duhet ta rregulloj sa më shpejt, për të qenë një lojtar i kompletuar, është faza mbrojtëse e imja.

Cilat kanë qenë momentet më të këqija dhe më të mirat në karrierën si futbollist? 

Më të mirat kur u shpallëm kampion e u ngjitëm në kategorinë superiore. Më e vështira ka qenë momenti kur humba gjyshin sepse ka qenë mbështetja ime më e madhe kur nisa futbollin.

Si do të dëshiroje të kujtoheshe si futbollist? 

Doja të kujtohesha si një shembull pune dhe vullneti për djemtë e rinj ndër breza.

Sportdashësit fierakë të kanë mbështetur gjithmonë. A është shumë e rëndësishme për ty mbështetja e tyre në fushën e lojës? Po për shoket e tu të skuadrës? 

Tifozi është lojtari i 12-të për një skuadër dhe është një mbështetje e madhe për ekipin. Gjithashtu na jep motivim të madh për te luajtur e për të fituar çdo ndeshje.

Si arrin të qëndrosh i përqendruar gjatë ndeshjeve të gjata ose kur loja nuk po shkon sipas mënyrës që ekipi yt do? 

Të qenit futbollist profesionist të bn që ta largosh mendjen nga çdo gjë tjetër e të jesh i fokusuar te loja.

A ke ndonjë këshillë për lojtarët më të rinj që sapo kanë filluar futbollit? 

Këshilla ime për lojtarët e rinj është që duhet të punojnë shumë dhe të kujdesen shumë për ushqimin dhe regjimin e tyre që të kenë një ecuri shumë të mirë.

Çfarë objektivash keni si skuadër për ndeshjet e fundit të këtij sezoni? 

Duhet të kapim patjetër play off për të synuar ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

A keni ndonjë hobi apo interes tjetër jashtë futbollit? 

Jo nuk kam asnjë hobi, tani për tani, jam i fokusur vetëm te futbolli.

Lajme e fundit

×