NDESHJA E RADHËS

Arkiva

Flet shkodrani Repaj: Tek Apolonia jam rritur shumë nga ana profesionale

Flet shkodrani Repaj: Tek Apolonia jam rritur shumë nga ana profesionale

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ka lene Vllaznine per t’iu bashkuar Apolonine dhe ne kete sezon duket se ka gjetur veten. E kemi fjalen per mbrojtesin shkodran Serjan Repaj. Ai eshte shnderruar ne protagonist tek skuadra fierake jo vetem me lojen e tij ne mbrojtje, por herepashere edhe me ndonje gol deçisiv qe ka shenuar.

21 vjeçari qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, duke mos gjetur hapesira ne ekipin e pare te kuqebluve, kaloi tek Apolonia dhe duket se nuk eshte penduar me kete zgjedhje qe ka bere.

“Ndjehem mjaft mire tek kjo skuader. Ne kete sezon nuk e filluam mire, por me kalimin e javeve po tregojme se jemi nje ekip shume i forte dhe permes play off-it, do te tentojme ngjitjen ne Superlige.

Po luaj ne qender te mbrojtjes me Diop, nje lojtar qe ka ardhur nga Seria B italiane dhe ai me eksperiencen e tij, me ka ndihmuar shume te rritem nga ana profesionale. Jam i bindur se te dy sebashku do te kishim bere mire edhe ne Superlige”- eshte shprehur Repaj.

Lajme e fundit

×