Flamurtari – Apolonia, barazim 1-1.
U zhvillua ndeshja midis Flamurtarit dhe Apolonisë në Stadiumin Flamurtari në Vlorë.
Ndeshja ishte e vlefshme për të përcaktuar fituesin dhe skuadrën që do të vazhdojë rrugëtimin për Play OFF.
Gara u zhvillua e fortë, me zbritje e kundërzbritje të shumta.
Apolonia bëri një lojë të shkëlqyer, pavarësisht se pati dëmtime të 4 lojtarëve: Orelesi, Omeri, Gjata dhe Izraeli.
Arbitrimi ishte në krahun e Flamurtarit, duke ndëshkuar me karton të verdhë që në minutën e 11-të MMesoma Anthony Umeiego. Më pas në minutën e 66-të Chukwunonso Chijokenne me karton të verdhë. Në minuten e 77-të me karton të verdhë Serjan Repaj. Më pas me karton të kuq Ndunuisi Francis Eneh, në minutën e 90-të.
Për Apoloninë ishin dy raste të pastra për të marrë penallti, por arbitri dha vetëm një.
Gjithashtu pati një penallti të marrë nga Flamurtari. Të dyja penalltitë dështuan dhe nuk sollën gola. Nga Apolonia goli u shënua nga nigeriani Antony MMesoma Umeieo në minuten e 64-të. Ndërsa për Flamurtarin shënoi braziliani Pedro në minutën e 45-të.
Penalltinë e Flamurtarit e gjuajti Pedro dhe nuk shënoi në minuten e 69-të, kurse penalltinë e fituar nga Maksuti e gjuajti Asllanaj dhe nuk shënoi në minutën e 89-të.
Drejtori i Akademisë F.K.Apolonia, Maringlen Kule, shprehet: “Loja filloi mjaft mirë për skuadrën tonë dhe në 20 minutat e para kishim raste të pastra për shënim. Dolëm shumë mirë në kundërsulm, por në pasim final çaluam. Dalja për arsye dëmtimi e Orelesit ishte dëm i madh për skuadrën në pjesën e parë dhe e ndikoi shumë rezultatin. Në minutat e fundit të kësaj pjese morëm edhe golin.
Në pjesën e dytë zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, ku arritëm të barazonim me Anthonin.
Pak minuta më vonë gjyqtari gaboi se na dha një penallti që ishte jashtë zone, por që u humb nga kundërshtari. Për shkak dëmtimesh të Marjo Gjatës, Omerit dhe Izraelit u detyruam të bënim 3 ndërrime dhe loja u rrit shumë. Spikatën Asllani, Maksuti, Repaj, Shanaj, por përsëri arbitri nuk na dha një penallti të pastër, për prekje me dorë të topit nga ana e kundërshtarit. Në minutat e fundit një aksion fantastik i Shanaj, Antony dhe mbi të gjitha Maksuti bënë të mundur që skuadra të merrte penallti. Do të ishte lojtari më i mirë në fushë nga të dy skuadrat, Erisildjo Asllani, që për fat të keq e humbi gjuajtjen e penalltisë.
Sinqerisht na vjen keq për këtë ndeshje, sepse djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës. Treguan shumë karakter, sidomos në pjesën e dytë. Ishin të gjitha mundësitë ta fitonim këtë ndeshje. Besoj se fati nuk ishte me ne sot. Më vjen shumë keq për këta djem të rinj dhe shumë të talentuar. Tani duhet të gjejmë forcat dhe me një punë kolosale e shumë sakrificë, vitin që vjen të kthehemi atje ku realisht e meritojmë!
“Kështu Apolonia edhe pse doli barazim me Flamurtarin, nuk do ta vazhdojë dot rrugëtimin drejt Play off. Apolonia ka një skuadër shumë të mirë me talente dhe lojtarë të nivelit të “Abissnet Superiore”-s, pa dyshim.












