NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes

FK Apolonia mposht Korabin në Peshkopi

FK Apolonia mposht Korabin në Peshkopi

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

F.K. Apolonia fitoi me Korabin në Peshkopi me rezultatin 0-1.
Loja ishte mjaft e bukur, me tension të madh nga të dyja palët, me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat dhe me një tifozeri të zjarrtë të vendasve.
Apolonia e dominoi plotësisht lojën dhe shënoi në minutën e 11 nga Ndubuisi Francis Eneh. Një gjuajtje me kokë e Orelesit dhe Francis shfrytëzon rastin, e godet topin në rrjetë.
Skuadra vendase e kërkoi golin pa pushim duke bërë kundëzbritje në portën tonë, por mbrojtja e hekurt e Repajt, Eneh, Asllanaj, Hebeja dhe të gjithë lojtarëve të tjerë të mesfushës, asnjë rast nuk rrezikoi portën.
Apolonia zhvilloi një spektakël të vërtetë dhe të dyja skuadrat i dhuruan publikut të Peshkopisë një ndeshje emocionuese dhe 90 minuta me zbritje e kundërzbritje.
Apolonia pati shumë raste për shënim goli në portën kundërshtare.
Djemtë e Apolonisë bënë një lojë të shkëlqyer duke treguar edhe një herë se është një ekip fantastik.
Nga arbitrat u dhanë shumë kartona të verdhë për të dyja skuadrat.
Pati një episod të papranueshëm, kur nr 7 Sokol Mziu i Peshkopisë i shkuli flokët dhe e ofendoi Mmesoma Anthony Umejiego, me qëllim për ta demotivuar dhe për ta nxjerrë nga vetja. Nuk është rasi i parë i shprehjes së racizmit nga lojtarë ndaj lojtarëve Afrikanë.
Kujtojmë se Korabi nuk ka humbur prej shumë vitesh në fushën e vet në Peshkopi.
Kështu Apolonia arrin në kuotën e 6 pikëve dhe udhëheq tabelën e klasifikimit në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Lajme e fundit

×