Ndeshja midis FK Apolonia dhe KS Kastrioti, e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, përfundoi me rezultatin 2-2, pas një loje të luftuar dhe emocionuese.
Kastrioti ishte i pari që shënoi me një gol nga Enes Kuka në minutën e 12-të.
FK Apolonia nuk vonoi të reagojë dhe barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga Albashir Musa në minutën e 16-të.
Në minutën e 20-të, Spartak Ajazi riktheu avantazhin për Kastriotin, duke e çuar rezultatin në 2-1.
Por, përpara përfundimit të pjesës së parë, Xhovalin Trifoni shënoi për FK Apolonia në minutën e 42-të, duke barazuar rezultatin dhe duke e mbyllur pjesën e parë në gola të barabartë 2-2.
Pjesa e dytë u karakterizua nga një luftë e fortë mes dy skuadrave, por pavarësisht përpjekjeve për të marrë 3-pikëshin asnjëra prej tyre nuk arriti të shënojë golin e fitores.
FK Apolonia pati disa raste goli sidomos në pjesën e dytë.
Në lojë u aktivizuan edhe disa lojtarë të rinj që vijnë nga moshat e Apolonisë.
F.K. Apolonia duhet dhe mundej ta fitonte këtë ndeshje.