NDESHJA E RADHËS

Lajme, Meshkuj, Skuadra e I-re

FK Apolonia transferon Shanajn te FK Partizani

FK Apolonia transferon Shanajn te FK Partizani

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Mateo Shanaj, mesfushori 22-vjeçar ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij duke u transferuar te FK Partizani.
I njohur për aftësitë e tij të spikatura në mesfushë, Mateo shquhet për kontrollin e topit, vizionin e qartë të lojës, aftësinë për të ndërtuar aksione si dhe synimin e shënimin e rrjetës.
Shanaj ka qenë lojtar me peshë tek Apolonia dhe transferimi te Partizani është mëse i merituar.
Ai do të ketë një mundësi të shkëlqyer për të treguar vlerat e tij në “Abissnet Superiore”.
Klubi FK Apolonia ka bërë cdo përpjekje dhe ka qenë mbështetje e madhe për transferimin e tij.  Karriera e tij merr një drejtim me rëndësi dhe mbetet të shikojmë ngjitjen e tij drejt transferimit të radhës.
Ne i urojmë Mateos suksese të mëdha në këtë kapitull të ri të karrierës së tij dhe jemi të bindur se ai do të jetë një vlerë e shtuar për FK Partizanin.

Lajme e fundit

×