FK Apolonia u përball me KF Egnatian në kuadër të raundit 1/8 të Kupës së Shqipërisë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”.
Sfida u mbyll me rezultatin minimal 1–0 në favor të vendasve.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 19-të nga Nikola Burić, pas një goditje me kokë.
Pas pësimit të golit, Apolonia u përpoq të reagojë dhe të gjejë barazimin, duke krijuar raste në të dyja pjesët, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.
Pavarësisht eliminimit, skuadra jonë tregoi impenjim dhe organizim, duke u larguar nga gara e Kupës me paraqitje dinjitoze dhe fokusin tashmë të kthyer drejt objektivave në kampionat.












