Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” midis FK Apolonia dhe KS Korabi përfundoi me rezultatin 0–3.
Miqtë gjetën golin e avantazhit herët, në minutën e 8-të, me realizimin e Xhikës.
Morina realizoi golin e dytë në minutën e 64-t, ndërsa në minutën e 68-t vulosi rezultatin përfundimtar nga pika e penalltisë.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës sonë, Apolonia nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e takimit, duke u larguar pa pikë nga kjo përballje.











