FK Apolonia ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur KS Besën me rezultatin 2-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Pas një pjese të parë me shumë raste dhe dominim të vazhdueshëm, fierakët gjetën golin e avantazhit në minutën e 56-të, kur Enea Topi finalizoi saktë një aksion të bukur të skuadrës.
Dhe më pas të dytin në minutën e 68-të, Klejdi Hoxhaj vulosi ndeshjen me golin e dytë, duke siguruar tri pikë të merituara.











