FK Apolonia ka arritur një fitore të pastër në transfertë, duke mundur AF Luftëtari me rezultatin 0-2 në stadiumin e Gjirokastrës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në fraksionin e dytë fierakët rritën presionin dhe konkretizuan dominimin në fushë. Goli i parë erdhi në minutën e 53-të, kur Koffi Bernardin Ayivi shfrytëzoi një aksion të shpejtë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm shtatë minuta më pas, në 60’, Xhovalin Trifoni dyfishoi rezultatin.
Një fitore e merituar që i jep Apolonisë një tjetër hap të sigurt në kampionat.











