FK Apolonia ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur FK Kukësin me rezultatin 2-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Ndeshja nisi mbarë për fierakët, të cilët gjetën golin që në minutën e 9-të me Eneh Ndubuisi Francis, pas një aksioni të shpejtë me Koffi Bernardin Ayivi dhe finalizimi të saktë.
Në 92’, Raymond Chidozie Onyewuenyi vulosi rezultatin 2-0 me një goditje të saktë brenda zonës.
Një trepikësh i rëndësishëm për Apoloninë, që konfirmon formën e mirë.











