Në ndeshjen e turit 1/16 të Kupës së Shqipërisë, FK Apolonia mposhti KF Lushnja me rezultatin 3-2 në stadiumin “Loni Papuçiu”, duke siguruar kualifikimin.
Apolonia e nisi ndeshjen fuqishëm dhe shënoi dy herë në pjesën e parë me Alvin Mahmutajn 5-të dhe Mikael Rakipajn në të 39. Në minutën e 66-të, Ersildjo Asllanaj realizoi nga penalltia golin e tretë për fierakët.
Lushnja reagoi me dy gola nga Edward Edegbai Unuigbeje në minutat 73 dhe 90-të.
Apolonia kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe vazhdon rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë.