FK Apolonia u përball sot me KF Skënderbeun në stadiumin “Loni Papuçiu”, në një ndeshje plot intensitet dhe emocione, e cila përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të miqve.
Skuadra fierake e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 15-të falë një penalltie të realizuar saktë nga Xhovalin Trifoni. Vetëm pak minuta më pas, në minutën e 26-të, Enea Topi dyfishoi shifrat duke finalizuar një aksion të bukur dhe duke çuar entuziazmin e tifozëve vendas në maksimum.
Skënderbeu reagoi shpejt dhe arriti të barazojë e më pas të përmbysë rezultatin.
Golat për miqtë u shënuan nga:
Saleh Nasr në minutat 20 dhe 56, Baba Hamadu Musa në minutën 22.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të djemve tanë në pjesën e dytë për të rikthyer barazimin, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.