Në ndeshjen e radhës të Kategorisë së Parë, FK Apolonia u përball me KS Pogradecin në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, në një takim të luftuar që përfundoi me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm të sfidës e realizoi Paolo Kasmollari në minutën e 17-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të fierakëve për të barazuar rezultatin, fati nuk ishte në anën e tyre këtë herë.
Apolonia mbetet e përqendruar në objektivat sezonalë dhe synon të rikthehet te fitorja në ndeshjet e ardhshme.