NDESHJA E RADHËS

Meshkuj, Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

Fitore bindëse në Fier, Apolonia mposht Kastriotin 2-0

Fitore bindëse në Fier, Apolonia mposht Kastriotin 2-0

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në ndeshjen e radhës të Kategorisë së Parë, FK Apolonia arriti një fitore të rëndësishme përballë KS Kastriotit, në Stadiumin “Loni Papuçiu”, duke triumfuar me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, megjithëse Apolonia e kërkoi vazhdimisht avantazhin. Loja mori tjetër ritëm në pjesën e dytë, ku brenda vetëm tre minutash fierakët vulosën suksesin.

Fillimisht ishte Xhovalin Trifoni që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 54-të, ndërsa menjëherë pas tij, në minutën e 57-të, Mmesoma Anthony Umejiego dyfishoi rezultatin, duke siguruar kështu tri pikë të arta për ekipin bardhëjeshil.

Me këtë fitore, Apolonia konfirmon ambiciet e saj për sezonin dhe vazhdon ecurinë pozitive në kampionat.

Lajme e fundit

×