FK Apolonia shkëlqeu me një rezultat spektakolar ndaj KF Lushnja në shtëpi, duke mposhtur kundërshtarin me rezultatin 4-1.
Loja nisi me një avantazh për Lushnjën, pasi lojtari Serxhio Tabaku shënoi golin e parë në minutën e 49. Megjithatë, FK Apolonia u përgjigj në minutën e 58-të kur Ersildjo Asllanaj shënoi një penallti të sigurtë,
duke barazuar rezultatin për Apoloninë.
Në vazhdimësi, në minutën e 63, Xhovalin Trifoni shkëlqeu me një sulm të fuqishëm dhe gjuajtje të përkryer, duke përfunduar në golin që siguroi përmbysjen në avantazh të Apolonisë.
Stefano Omeri shënoi në minutën e 73 një penalltin, vlen për tu theksuar që Omeri rikthehet në lojë, në top formë pas një periudhe rikuperimi.
Rezultatin e vulosi Erald Maksuti me një gjuajtje të fortë nga distanca në minutën e 79-të.
Ekipi i Apolonisë demonstron një lojë të shkëlqyer në grup.
Rezultati 4-1 është një dëshmi e aftësive të tyre dhe vullnetit për të fituar në çdo kosto, edhe pse me terren të vështirë nga shiu.

Kështu Apolonia forcon pozitën e vet në vendin e tretë të klasifikimit.