NDESHJA E RADHËS

Meshkuj, Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

Play Off, KF Besa – FK Apolonia 1-1

Play Off, KF Besa – FK Apolonia 1-1

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës ishte vendi ku u zhvillua ndeshja KF Besa dhe FK Apolonia, në kuadër të fazës play off të Kategorisë së Parë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, në një sfidë plot emocione deri çastet e mbylljes.

Pas një pjese të parë të luftuar, ku të dyja skuadrat patën raste, por nuk arritën të konkretizojnë, pjesa e dytë solli golat.

I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Erald Maksuti për Apoloninë, i cili në minutën e 76-të dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin fierakëve.
Kur dukej se Apolonia po dilte me fitoren nga kjo sfidë, KF Besa reagoi me anë të Nurudern Abdulai në minutën e 89-të.

Kështu FK Apolonia nuk mundi të vazhdonte për të bërë dhe ndeshjet e kësaj faze e të kalonte në Abissnet Superiore.

Lajme e fundit

×