Në ndeshjen e radhës të zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu”, FK Apolonia priti skuadrën e KF Lushnja në një takim që përfundoi me rezultatin 0-0.
Sfida e vlefshme për kampionatin, u karakterizua nga një luftë e fortë e FK Apolonisë, në mungesë të disa lojtarëve me rëndësi për ekipin për arsy kartonash.
Pavarësisht disa rasteve të mira, djemtë tanë nuk arritën ta konkretizonin dominimin me gol, ndërsa mbrojtja qëndroi solide gjatë gjithë lojës.
Ekipi do të vijojë punën me përkushtim për të përmirësuar fazën sulmuese dhe për të rikuperuar pikë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme.
