Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku”, FK Apolonia mori një pikë të rëndësishme në transfertë përballë Kastriotit, në një përballje që përfundoi me rezultatin 1-1.
Apolonia kaloi e para në avantazh në minutën e 53-të me një gol të bukur nga Xhovalin Trifoni. Megjithatë, vendasit arritën të barazonin rezultatin në minutën e 80-të me anë të Santiano Bibës.
Një ndeshje me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por në fund ndanë nga një pikë. Apolonia vijon rrugëtimin me ambicie dhe me besim drejt objektivave të sezonit.