NDESHJA E RADHËS

Meshkuj, Ndeshjet e javes

Apolonia mund Valbonën në Fier

Apolonia mund Valbonën në Fier

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në një ndeshje të luftuar deri në fund, Apolonia arriti të mundi K.F. Valbonën dhe të dalë me tri pikë nga stadiumi “Loni Papuçiu”, duke fituar me rezultatin 2-1.
Ishte skuadra mike që bëri golin e parë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me golin e Kapllan Xhabaftit.
Apolonia reagoi dhe arriti të barazojë pak para pushimit.
Në minutën e 43-të, Mmesoma Anthony Umejiego u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes në pushim me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Apolonia mori plotësisht kontrollin e lojës dhe kërkoi me ngulm golin e avantazhit.
Përpjekjet u shpërblyen në minutën e 68-të, kur Erald Maksuti shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren për fierakët.
Pavarësisht përpjekjeve të Valbonës në minutat e fundit, Apolonia administroi rezultatin dhe siguroi një fitore të rëndësishme në shtëpi.

Lajme e fundit

×